Kulla e Kadri Vebi Zeqirit në Haxhaj (Gjilan)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Historiku

Në fshatin Haxhaj, 17 km në jug të Gjilanit, gjendet kulla dykatëshe e Kadri Vebi Zeqirit. Ky ndërtim u realizua në dekadën e tetë të shek. XIX, përkatësisht në vitin 1880. Kulla ka dy etazhe, ku çdo ambient ka pasur funksion të caktuar të banimit. Ka planimetri drejtkëndëshe. Në përdhese gjendet oda e mysafirëve dhe dhomat tjera përcjellëse për banim dhe ruajtje të ushqimit dhe mbajtje të kafshëve. Në katin e parë është një ndarje e madhe - divanhanja e cila ka shërbyer për ndeja gjatë ditës, por nuk ka dalje jashtë nga muri i jashtëm. Kjo mund të quhet edhe çardak. Ndërtimi është realizuar nga gurët gjysmë të latuar dhe të latuar, me teknikë fshatare të ndërtimit. Muret janë suvatuara me llaç balte. Kulla mbulohet me kulm katër ujor, të mbuluar me qeramidhe tradicionale nga argjila. Në pamjen ballore të kulmit dalin edhe dy baxho që shërbejnë për ndriçim të kulmit. Fasadat janë lineare, ku dinamikën e vetme e krijojnë hapjet e dritareve të vendosura në mënyrë ritmike. Karakteristikë e kësaj kulle janë dritaret, të cilat nga ana e jashtme kanë formë harkore në pjesën e sipërme, të punuar me kornizë nga guri, kurse nga ana e brendshme kanë formë drejtkëndëshe. Në enterier janë ruajtur elemente origjinale, sikurse oxhakët dhe shtyllat e drurit me kapitel. Kulla ruan nivelin e lartë të autenticitetit, por është në gjendje shumë të dëmtuar dhe ka nevojë për intervenim restaurues. Paraqet një shembull karakteristik të arkitekturës së banimit fshatar në fund të shek. XIX. Në vitin 2014, MKRS në bashkëpunim me CHwB kanë realizuar projektin e renovimit të objektit në fjalë. Janë renovuar disa pjesë të mureve, kulmi e intervenime tjera të paprapara nga investitori.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000346

Emri: Kulla e Kadri Vebi Zeqirit në Haxhaj

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjilan

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjilan

Qyteti/Fshati: Haxhaj

Lokaliteti: Haxhaj -(Gjilan)

Kodi Postar: 60520

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.