Kulla e Xhelë Hajdinit (Gjilan)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 09.10.2015

Historiku

Në fshatin Terziaj komuna e Gjilanit, gjendet kulla e Xhelë Hajdinit e cila është ndërtuar në vitin 1947. Kulla ka pasur dhe ka funksion të banimit. I ka dy etazhe, përdhesën dhe katin e parë i cili është shtuar më 1950. Ndërtimi i takon teknikës vernakulare dhe është realizuar nga gurët e latuar dhe më pak të latuar, druri, llaçi i baltës dhe qeramidet. Dritaret i ka të vogla në formë katrore, prej druri. Karakteristikë e kësaj kulle është se muret nuk kanë hatulla. Kulla është katrore, 10 me 10 m. Përdhesa ka një korridor dhe dy kthina. Njëra kthinë, ajo në të majtë të korridorit, shfrytëzohej si dhomë zjarri. Ka dy dritare dhe drita depërton më mirë, ndërsa kthina në të djathtë është e ndarë me murin prej qerpiçësh dhe ka vetëm një dritare, me pakëz dritë, dhe është përdorë për dhomë ndeje. Komunikimi vertikal me katin është realizuar nëpërmjet shkallëve të jashtme prej druri, me mbulesë të veçantë. Një ballkon në anën e përparme të shtëpisë komunikon me katër dhomat e katit. Tri prej tyre janë të mëdha, ndërsa njëra është më e vogël. E vogla ka shërbyer si fllanik ose qilar. Kjo dhomë i jep katit formën e një L-je të shtrirë. Tri dhomat tjera, njëra pas tjetrës radhazi, kanë shërbyer për fjetje. Dhoma e parë ka dy dritare, ndërsa tri tjerat kanë vetëm nga një dritare. Dy nga tri dhomat që janë në pozitë lineare kanë gjiriz, ndërsa vetëm ajo e mesit nuk ka. Por, të tria kanë oxhaqe. Dyshemeja e tyre është bërë me dërrasa të trasha prej bungu, që janë mjaft të forta edhe sot. Dhomat kanë dysheme më të ngritur sesa dyshemeja e ballkonit. Muret ndarëse të dhomave, përveç murit perimetral, janë bërë me qerpiçë dhe llaç balte. Kulmi është katërujor, i mbuluar me qeramidhe.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000338

Emri: Kulla e Xhelë Hajdinit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjilan

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjilan

Qyteti/Fshati: Terziaj

Lokaliteti: Terziaj -Karadak

Kodi Postar: 60000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.