Tërësia Urbanistike Çarshia e Madhe (Gjakovë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 19.02.1955-nr.59/55

Historiku

Tërësia urbanistike e Çarshisë së Madhe përmban 525 objekte të rëndësishme. Njihet si çarshia më e madhe në Evropën Juglindore. Ka kryer funksionin e zejtarisë, tregtisë dhe administratës qendrore të asaj kohe. Sot është kompleks kulturo-historik, turistik, zejtar dhe tregtar. Të gjitha ngjarjet që lidhen me qytetin e Gjakovës lidhjen e kanë me zhvillimin e Çarshisë së Madhe. Karakteristikë arkitektonike është ndërtimi i saj, stili i ndërtimit është tradicional, me material vendas: gurë, dru, qerpiçë, qeramidhe e vjetër, plumb etj.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000334

Emri: Tërësia Urbanistike Çarshia e Madhe

Klasa: Ansambël

Institucioni: QRTK – Gjakovë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjakovë

Qyteti/Fshati: Gjakovë

Lokaliteti: Çarshija e Madhe

Kodi Postar: 50000

Emri i rrugës: Ismajl Qemajli

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVI

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.