Kulla e Goskajve (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 23.04.2002

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Historiku

Kulla e Gockajve Në qytetin e Pejës, në lagjen “Varret e Gjata”, gjendet kulla trekatëshe (sipas njësimit në popull) e Shaban Gockajt. Ky ndërtim u realizua në dekadën e dhjetë të shekullit XIX. Kulla ka pasur funksion të banimit. Pos kullës si odë e mysafirëve, ka ekzistuar edhe shtëpia e grave. Kulla kryesisht e ruan gjendjen fillestare të ndërtimit, pos dekorimeve në dru të odës së burrave. Kulla ka tri kate, ku çdo ambient ka pasur funksion të caktuar. Përdhesja ka shërbyer si magazinë, kati si odë e banimit, kurse kati më i lartë si odë e burrave. Ndërtimi i takon tipit kullë me dyshekllëk guri që del nga këndi i kullës dhe shkallë të jashtme për tek oda e burrave. Ndërtimi është realizuar kryesisht nga gurët e latuar dhe paksa të latuar dhe i takon teknikës “rustikë” (fshatarake). Kulla gjatë periudhës së xhonturqve ka pësuar transformime në hapjet(dritaret) e katit më të lartë, me ç’rast dritaret fitojnë mbulesë në arkitraun. Pas restaurimit dritaret rikthehen në gjendjen origjinale, kanë mbulesa harkore nga ana e jashtme. Sot kulla ka ndërruar funksionin dhe shërben për nevoja administrative të Qendrës Regjionale për Trashëgimi Kulturore në Pejë. Organizimi i brendshëm i është përshtatur funksionit të ri, me ç’rast janë shtuar mure ndarëse në katin e sipërm.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000327

Emri: Kulla e Goskajve

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Pejë

Lokaliteti: Pejë

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Enver Hadri

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.