Objekti i ish Depos Ushtarake Turke (Gjilan)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Historiku

Në qytetin e Gjilanit, përballë stacionit të autobusëve, gjendet ish Depoja Ushtarake Turke, më vonë spital dhe për disa vite gjykatë për kundërvajtje, ndërsa tani është duke u shfrytëzuar nga partitë politike në Gjilan, si seli e tyre. Ky ndërtim u realizua në shek. XVIII. Sipas emërtimit, ky objekt ka pasur funksion të depos ushtarake turke, e më vonë ka ndërruar dedikimin dhe në të shumtën e rasteve është përdorur për zyre të pushteteve në vazhdimësi. Objekti ka dy kate, ku çdo ambient ka pasur rolin e caktuar. Në kohën e ish Jugosllavisë ka qenë gjykatë për kundërvajtje. Kryesisht, objekti ruan gjendjen fillestare, pos rinovimeve në fasadë që iu kanë bërë në vazhdimësi dhe restaurimit të kulmit. Ndërtimi i takon tipit shtëpi dhe ka elemente të stilit neoklasik. Objekti është realizuar nga gurë, tulla, drunj dhe tjegulla kulmi. I takon teknikës qytetare dhe ka një arkitekturë të veçantë. Dritaret kanë formë katërkëndëshi. Edhe pse janë zëvendësuar me të reja, ato kanë ruajtur formën që kanë pasur. Dera e hyrjes, në pjesën e sipërme ka formën e gjysmëharkut.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000320

Emri: Objekti i ish Depos Ushtarake Turke

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjilan

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjilan

Qyteti/Fshati: Gjilan

Lokaliteti: Gjilan

Kodi Postar: 60000

Emri i rrugës: "Idriz Seferi"

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVIII

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.