Objekti i Kajmekamllëkut (tani objekti i muzeut rajonal ) (Gjilan)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2005

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Historiku

Në qendër të qytetit të Gjilanit gjendet Objekti i Kajmekamllëkut – tani selia e kryetarit të komunës së Gjilanit. Ky ndërtim u realizua në fund të shek. XVIII. Ky objekt fillimisht ka pasur funksion të banimit, ndërsa më vonë me ndërrimin e pushteteve është shfrytëzuar si ndërtesë administrative për nevojat e zyrtarëve komunalë. Kah fundi i shek. XX kanë qenë të vendosura zyrat e Mbrojtjes Popullore Komunale të ish Jugosllavisë. Pas luftës së fundit, një kohë, në këtë objekt ka vepruar logjistika e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës, kurse tani këtu është vendosur selia e kryetarit të komunës. Objekti ka dy etazhe dhe përdhesen. Ndërtimi i takon tipit shtëpi me elemente të stilit neoklasik. Ndërtimi është realizuar nga gurë, tulla, drurë dhe tjegulla kulmi dhe i takon teknikës qytetare të ndërtimit. Që nga koha e ndërtimit, objekti nuk ka pësuar ndryshime të mëdha, përveç restaurimit të fasadës dhe ndërrimit të kulmit. Në katin e dytë dritaret janë katërkëndëshe, ku në pjesën e sipërme kanë një punim në formë të gjysmëharkut, ndërsa dritaret e katit të parë janë vetëm në formë katërkëndëshe. Kjo ndërtesë paraqet një shembull të veçantë të arkitekturës të dalluar nga shtëpitë e tjera të qytetit dhe ka vlerë historike të vjetërsisë.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000319

Emri: Objekti i Kajmekamllëkut (tani objekti i muzeut rajonal )

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjilan

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjilan

Qyteti/Fshati: Gjilan

Lokaliteti: Gjilan

Kodi Postar: 60000

Emri i rrugës: "Adem Jashari"

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVIII

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.