Hani i Fetah Qerimit në fshatin Verbicë e Zhegocit (Gjilan)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Historiku

Në fshatin Verbicë e Zhegocit, 20 km në veri-perëndim të Gjilanit, gjendet Hani i Fetah Qerimit. Ky ndërtim është realizuar në shek. XX, rreth viteve 1906 - 1907. Objekti ka pasur funksion të bujtinës. Verbica e Zhegocit dhe Zhegoci janë fshatra të Malësisë së Zhegocit, në të cilat ka pasur disa hane që nga koha e sundimit të Perandorisë Osmane. Hani ka planimetri drejtkëndëshe dhe është ndërtuar në një etazh. Sa i përket trajtimit arkitektonik, hani ka karakteristika të objekteve të banimit fshatar. Në enterier gjenden disa dhoma që kanë shërbyer për fjetje apo pushim të shkurtër të kalimtarëve. Në fasadën ballore, në pjesën qendrore njëra dhomë del në formë konzolle. Ndërtimi është realizuar me gurë të latuar dhe të palatuar në pjesën e poshtme të mureve, kurse në pjesën e sipërme nga qerpiçi dhe trarët e drurit – hatullat. Mbulohet me kulm katër ujor, të mbuluar me qeramidhe tradicionale nga argjila. Fasada është e suvatuar me llaç balte. Fasada është lineare, me hapje të vogla të dritareve në formë drejtkëndëshe, ku dinamikën e vetme e krijon dhoma e cila është e theksuar në formë konzolle. Që nga koha e ndërtimit e deri më sot, hani ka ruajtur kryesisht gjendjen fillestare, përpos disa ndërhyrjeve rinovuese që janë kryer gjatë viteve 1948 dhe 1981-89. Në vitin 1984 hani është shfrytëzuar si mejtep – shkollë e fshatit, kurse gjatë viteve 1981-1989 është shfrytëzuar si shitore. Me formën e saj karakteristike, gjendjen autentike të ruajtur, peizazhin përreth dhe funksionin karakteristik për të cilën është ndërtuar, hani paraqet një monument me rëndësi të madhe historike, arkitektonike dhe ambientale. Në vitin 2014, MKRS ka realizuar projektin Intervenimi Emergjent i objektit.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000277

Emri: Hani i Fetah Qerimit në fshatin Verbicë e Zhegocit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjilan

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjilan

Qyteti/Fshati: Verbicë e Zhegocit

Lokaliteti: Verbicë e Zhegocit (Gjilan)

Kodi Postar: 60000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.