Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës

Kujtim Shala Kosova ka një trashëgimi kulturore të pasur dhe të larmishme.

Databaza e trashëgimisë kulturore është një nga obligimet tona ligjore por edhe mundësi e mirë që trashëgimia kulturore të identifikohet, njihet e prezantohet për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për mbarë botën.

Kjo databazë prezanton historinë dhe të ardhmen tonë. Këtu mund të gjeni njohuri për asete e vlera nga koha e Vinçës dhe e Dardanisë antike e deri te ato të shekullit 21. Asetet e paraqitura në këtë databazë janë vlera trashëgimore të Kosovës, të popullit të saj, të cilat shprehin të kaluarën dhe shumëllojshmërinë kulturore të Kosovës.

Databaza është busulla kryesore e orientimit të njohjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës. Secilën herë ajo është duke u përditësuar dhe duke u përplotësuar në vazhdimësi për t’iu shërbyer edhe atyre që duan t’i vizitojnë lokalitetet, monumentet e vendet e trashëgimisë kulturore në Kosovë, vendas e turistë, por edhe atyre që duan të identifikojnë e studiojnë trashëgiminë tonë kulturore. Pra, databaza shërben si aset mjaft i rëndësishëm informativ, edukativ por edhe promovues.

Unë dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë mundësuar realizimin e projektit të databazës, duke përfshirë Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe Trashëgiminë Kulturore pa Kufij. Falë punës së madhe tani kemi një databazë e cila po përditësohet nga dita në ditë.

Trashëgimia kulturore është vlerë universale dhe si e tillë kërkon pasion, dashuri, mund e angazhim edhe më të madh në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e saj.

Unë besoj në vullnetin qytetar dhe institucional të Republikës së Kosovës dhe besoj se secili qytetar dhe institucion do ta mbrojë, ruajë dhe promovojë, por edhe ta gëzojë, trashëgiminë tonë kulturore.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është përkrahësi dhe orientuesi kryesor i strategjive dhe politikave të mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore të saj.

Kujtim Shala
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.