Konaku i Jashar Pashës

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Nr i ven 610/55


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012



Historiku


Konaku i Jashar Pashës Në bërthamën e vjetër të qytetit, në pjesën e zgjeruar të Çarshisë së gjatë në Pejë, gjendet Konaku dy katesh i Jashar Pashës ( sipas njehsimit të popullit ) apo P+1 sipas njehsimit zyrtar. Ky ndërtim si tërësi u realizua në gjysmën e dytë të shek. XIX. Sikundër shumë komplekse të ngjashme në qytetin e Pejës edhe Konaku i Jashar Pashës është një kompleks tipik banimi për familjet feudale, ku ndër të tjera ka edhe karakter fortifikues, apo mbrojtës. Fillimisht ndërtimi ishte realizuar sipas sistemit; mure të trasha qerpiçi me hatulla druri dhe “bondruk” konstruksioni nga druri, përderisa pas restaurimit (meqë objekti ishte djegur nga forcat serbe në vitin ‘99) pavarësisht se bondruku është rivënë në funksion, në vend të qerpiçit është përdorur tulla. Për nga pikëpamja e tipareve arkitektonike Konaku i takonte shtëpisë tradicionale të qytetit dhe shtrihej në dy kate, me bodrum të ndarë në tri pjesë, dhe kishte dy hyrje; atë kryesore dhe hyrjen e prapme. Kati i parë përfshinte tri dhoma të mëdha, kuzhinën, korridorin (hajatin) dhe një banjo. Ku çdo dhomë kishte hamamxhikun dhe dollapët e drurit. Përderisa katin e dytë e karakterizonin specifikat e punuara nga druri në tavanet e katër dhomave, dy çardakëve dhe korridorit (hajatit) krejtësisht punim dore. Ka bazë katrore dhe është i mbuluar me çati katërujëshe.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 002080


Emri: Konaku i Jashar Pashës


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Pejë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Pejë


Qyteti/Fshati: QYTET Pejë


Lokaliteti: Pejë


Kodi Postar: 30000


Emri i rrugës: Adresa: Rr. "Jashar Pasha" Nr 16 - Pejë



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Moderne


Shekulli: XIX