Kompleksi i mullirit të Haxhi Zekës

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 01-98/81



Historiku


Kompleksi i Mullirit të Haxhi Zekës Në pjesën veriore të qytetit, në afërsi të tregut të vjetër, gjendet Kompleksi i Mullirit të Haxhi Zekës i ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX nga atdhetari Haxhi Zeka, i cili kompleksin e ndërtoj si një tërësi urbane bashkëkohore. Si rrjedhojë në saje të ndikimit perëndimor në arkitekturë kemi eklektizëm (sintezë të elementeve perëndimore, lindore dhe lokale). Në aspektin kompozicional kompleksin e përbënin gjashtë objekteve përcjellëse; mulliri, kulla dy katëshe, konaku, depoja e mullirit, hambari dhe ahuri i kuajve. Si tërësi arkitekturale, kompleksi ka humbur shumë nga gjendja fillestare, ngase tani kanë ngelur vetëm ndërtesa e mullirit dhe ajo e hambarit, objekte këto të cilat dikur, përmes portave me ndihmën e urës së drurit në etazhin e sipërm, ishin të lidhura mes vete. Mulliri Si i tillë mulliri paraqet objektin e parë industrial të këtij lloji në Kosovë, me mekanizëm për bluarje importuar nga Austro-Hungaria. Vetë struktura e ndërtimit të tij dëshmon shkallën e zhvillimit teknik dhe teknologjik të mullirit, i cili në fillim funksiononte me anë të ujit, e më pas përmes energjisë elektrike. Mulliri është ndërtuar në tri etazhe, mbi bazë drejtkëndëshe. Struktura e ndërtimit kryesisht është realizim i gurit jo të formësuar, tullës, llaçit, gëlqeres dhe drurit. Dyert e dritaret ishin harkore dhe me arkitra. Kishte edhe hapje rrethore-okulusa, të siguruara me parmak të metalta. Prandaj edhe brendësia është e ndriçuar shumë mirë. Konstruksioni i dyshemesë dhe kulmi janë të punuara nga druri. Ka Çati katër ujore të mbuluar me tjegulla tradicionale. Mekanizmi i mullirit është ruajtur pjesërisht, duke përfshirë këtu edhe rrotën e mullirit që gjendet jashtë ndërtesës. Në dekadën e tetë të shek XX në mulli është intervenuar. Mirëpo në v. 1994 mulliri u dogj nga serbet. Një fatkeqësi e tillë i ndodhi edhe në vitin 1998. Mirëpo pas luftës në vitin 1994 me mbështetjen e MKRS të RK dhe Komunës së Pejës, Mulliri u restaurua. Aktualisht objekti përdoret nga një OJQ vendore e cila bënë promovimin e turizmit malor dhe kulturor. Hambari Hambari gjendet në pjesën veriore të Mullirit përballë hyrjes kryesore. Ka bazë drejtkëndëshe dhe është e ndërtuar në tri etazhe. Muret e katit përdhese janë të punuara me gur lumorë. Fasada ballore ka më së shumti elemente origjinale. Dritaret janë gjysmëharkore nga guri të përfunduara me qemer tullash. Kati përdhes dhe dy fasada janë strukturat e vetme origjinale të mbetura të ndërtesës. Muret e katit të parë dhe të dytë të Hambarit janë të punuara me tulla të reja. Ka çati dyujore dhe është i mbuluar me tjegulla të reja. Konstruksioni i drurit i ndërtuar më vonë, duke u bazuar në atë origjinal, e ndan hapësirën e brendshme në tri etazhe. Aktualisht është duke u restauruar. Pritet që punimet e restaurimit të përmbyllen gjer në fund të viti 2015.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000008


Emri: Kompleksi i mullirit të Haxhi Zekës


Klasa: N.A.


Institucioni: QRTK – Pejë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Pejë


Qyteti/Fshati: Qytet Pejë


Lokaliteti: Mulliri i Haxhi Zekes


Kodi Postar: 30000


Emri i rrugës: Rr. Esat Mekuli



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Moderne


Shekulli: XIX